IPKO Superliga/ Drita ngjit në vend të dytë, Haxhimusa thyen Trepça ’89

schedule16:12 - 14 Tetor, 2020

schedule 16:12 - 14 Tetor, 2020

Drita ka zhvilluar ditën e sotme një nga sfidat e prapambetura në IPKO Superligë. Kampionët në fuqi të Kosovës pritën në Gjilan ekipin e Trepça ’89, takim që e fituan 1-0.

Gjithçka u vendos nga rrjeta e Betim Haxhimusës pas një ore lojë. Mesfushori 28-vjeçar i dhuroi tre pikët skuadrës së tij në një sfidë që nuk ishte aq e lehtë sa mendohej.

 

Rendijta e IPKO Superligës

Fitorja e tretë në po kaq ndeshje për Dritën e Ardian Nuhiut, që është ngjitur përkohësisht në vend të dytë me 9 pikë të plota.

Në krye qëndron Ballkani me 13 pikë, por djemtë e Ismet Munishit kanë luajtur dy ndeshje më shumë se “Intelektualët”. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës
Drita-Trepça ’89 1-0
(Haxhimusa 59′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!