IPKO Superliga/ Drenica merr tre pikë jetike në derbi, feston edhe Arbëria

schedule14:55 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:55 - 25 Shkurt, 2021

Fitore jashtë fushe për Arbërinë dhe Drenicën në IPKO Superligën e Kosovës. Skuadra nga Lipjani triumfoi 0-3 në Pejë përballë Besës vendase. Braziliani Marclei dhe Kreshnik Bahtiri gjetën golin në pjesën e parë, teksa Almir Kryeziu vulosi suksesin me “tris” të ekipit të tij.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Arbërinë në vend të gjashtë me 25 pikë, ndërsa Besa vijon të renditet në vend të fundit me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 21 javë kampionat. Drenica rikthehet te tre pikët pas plot nëntë javëve.

 

Renditja e IPKO Superligës

Kuqezinjtë mposhtën 1-3 Feronikelin në Drenas, një sfidë derbi. Kreshnik Uka (dygolësh) dhe Erlis Frashëri ishin autorët e golave për ekipin udhëtues, ndërsa Feronikelit, që luajti me dhjetë lojtarë (Bojku ndëshkua me të kuq në 45′) nuk i shërbeu rrjeta e Marko Simonovskit.

Fitore tepër e rëndësishme për Drenicën, që po lufton për të mbijetuar në elitën e futbollit dardan. Vendi i parafundit dhe 23 pikë në renditje, teksa Feronikeli numëron një pikë më shumë dhe ndodhet në garë për mbijetesën. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e 21-të
Besa-Arbëria 0-3
(Marclei 8′, Bahtiri 33′, Kryeziu 46′)
Feronikeli-Drenica 1-3
(Simonovski 38′ / Uka 18′, 78′, Frashëri 45+1′)