Është mbyllur ndeshja e parë e javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës. Vushtrria e vendit të parafundit priti në “Fikret Aliu” Flamurtarin, duel që dhuroi katër gola. Takimi u mbyll në barazim 2-2 dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.
Të katër golat u realizuan në pjesën e parë. Miqtë nga Prishtina kaluan dy herë në avantazh me anë të dygolëshit të Torvioll Stullqakut, por vendasit reaguan falë golave të Fazliut dhe Sie.
IPKO Superliga e Kosovës
Vushtrria-Flamurtari 2-2
(Fazliu 11′, Sie 41′ / Stullqaku 6′, 36′)
Vushtrria rikthehet të marrë pikë pas gjashtë humbjeve radhazi, ndërsa kuqezinjtë, të cilët regjistruan ndeshjen e pestë pa humbje, renditën në vend të shtatë me 37 pikë, gjashtë sipër zonës së rrezikshme.
Në orën 20:00 zbret në fushë Prishtina e Armend Dallkut. Bardhekaltrit e vendit të dytë (katër pikë më pak se kryesuesit e Dritës) presin në kryeqytet ekipin e Drenicës dhe nuk kanë alternativa përveç fitores. /abcnews.al