Inzaghi pa “arkitektët” në Firence, finalja e Superkupës “copëton” mefushën “Zikaltër”

schedule10:36 - 23 Janar, 2024

schedule 10:36 - 23 Janar, 2024

Pas triumfit, të mbrëmjes të së hënës, në Superkupën e Italisë, “Zikaltërit” e Inter tashmë janë gati për rikthimin, në kampionatin italian të futbollit, Serie A, teksa këtë fundjavë do të përballen, me “Violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të këtij edicioni, ku fitorja është obligim për djemtë e teknikut, Inzaghi, në rast se nuk duan të humbasin terren, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus.

Në “Artemio Franchi” të Firencez pritet një sfidë tejet delikate, në të cilën, tekniku Simone Inzaghi, duhet t’i bëjë mirë llogarite, me dy “yjet” e mesfushës, Hakan Calhanoglu e Nicolo Barella, të cilët nuk do ta kenë të mundur të jenë të pranishëm, kjo për shkak se u ndëshkuan mbrëmjen e djeshme, me kartonë të verdhë, duke mbushur kështu numrin e lejuar, nga Federata Italiane e Futbollit.

Kështu, në të tilla rrethana vendin e dy “arkitektëve” pritet ta zënë Kristjan Asllani e Davide Frattesi, me talentet “Zikaltër”, që me vete në mesfushë do të kenë edhe eksperiencën e armenit, Henrikh Mkhitaryan, megjithatë siç theksuam edhe më lart sfida do jetë tejet delikate dhe kjo mund të shndërrohet në një mundësi që dy të rinjtë të fitojnë më shumë minuta në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!