Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi nuk harron Igli Taren, trajneri i Interit falenderon drejtorin sportiv shqiptar

schedule09:18 - 7 Maj, 2024

schedule 09:18 - 7 Maj, 2024

Simone Inzaghi tashmë vlerësohet si një prej trajnerëve më të mirë në Itali, pasi ka drejtuar Interin drejt sukseseve të rëndësishme, ku më i fundit është fitorja e titullit kampion.

Dhe vetë trajneri italian, ka falënderuar për këtë ngjitje në karrierë, ata që i dhanë mundësinë që të bënte hapat e parë në futbollin e rëndësishëm.

Ai e nisi nga klubi i Lazios, duke kaluar nga trajner i skuadrës së të rinjve, te ekipi i parë falë bindjes që kishin presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare se do të arrinte të bënte mirë në këtë detyrë.



“Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur nga larg. Unë kisha fatin që mbërrita tek Interi, rrugëtimi te Lazio ka qenë shumë i rëndësishëm. Falenderoj Lotiton dhe Taren që më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe. Pastaj duhet gjithmonë që të mundohesh të përmirësohesh”, tha trajneri i Interit gjatë një ceremonie ku iu dha çmimi “Bulgarelli”./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!