Inzaghi gati rotacionin ndaj Benfica-s, Asllani titullar ndaj “gjigantëve” portugezë

schedule14:16 - 28 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 28 Nëntor, 2023

Pas barazimit, 1 me 1, ndaj Juventus mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, “zikaltërit” e Inter tashmë janë duke u përgatitur për ndeshjen e parafundit, të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku do të udhëtojë drejt Lisbonës, për t’u përballur me “shqiponjat” portugeze të Benfica.

Mirëpo, falë një kalendari të ngjeshur, ku të dielën do të përballen, në “Diego Armando Maradona”, me kampionët në fuqi të Serie A, Napoli-n, duket se teknikut Simone Inzaghi do të bëjë një roatiocion për këtë sfidës.

Ky rotacion mund t’i japë shansin e madh për një pozicion tituallari, në UEFA Champions League edhe “yllit” të Kombëtar, Kiristjan Asllani, i cili jo në pak raste është shprehur se dëshiron vendin e titullarit tek Inter.

Mirëpo , pozicioni i Asllanit si titullar, nuk pritet të jetë i vetmi ndryshim në përballjen e së mërkurës mbrëma ndaj Benfica, me teknikun Simone Inzaghi, i cili besohet se do të nisë gjithashtu edhe mesfushorin Davide Frattesi si tutllar, në vend të Barella, ndërsa në sulm në “balotazh për një vend titullari janë Arnautovic ose Alexis Sanchez, ndërsa në krahun tjeër diskutohet pista Thuram-Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al