Inxhinieri i Google rreh për vdekje gruan e tij

schedule11:00 - 22 Janar, 2024

schedule 11:00 - 22 Janar, 2024

Një krim brutal ndodhi në Kaliforni kur një inxhinier i Google rrahu për vdekje gruan e tij brenda shtëpisë së tyre. 27-vjeçari Liren Chen, sipas autoriteteve, u gjet brenda shtëpisë së tij dhe u duk i “humbur” ndërsa gruaja e tij e vdekur ishte pranë tij.

Vrasja ndodhi në Santa Clara, një zonë luksoze në zemër të Silicon Valley dhe vetëm pak kilometra nga selia e Google. Policia mori një telefonatë nga një mik i çiftit i cili u shqetësua pasi as Chen dhe as gruaja e tij nuk po i përgjigjeshin telefonatave të tyre.

Megjithatë, kur ai shkoi në shtëpinë e tyre, ai pa Chen përmes një dritareje “në gjunjë me duart lart”. Kur policia hyri në shtëpinë e çiftit, e gjeti gruan të vrarë brutalisht në dhomën e gjumit. Gruaja kishte marrë goditje të rënda nga një send i mprehtë në kokë.

Rrobat, këmbët dhe duart e Chen ishin “të mbuluara me gjak”, ndërsa duart e tij ishin të gërvishtura dhe të mavijosura. Si Chen ashtu edhe gruaja e tij, e identifikuar si Xuanyi Yu punonin në Google.

“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ajo që ndodhi me Xuanyi”, tha zëdhënësja e Google, Bailey Tomson.

Chen dhe Yu ishin inxhinierë softuerësh në Google që studionin në Kinë, por punonin në SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!