Inxhinierët e transportit sugjerojnë shtimin e ngjyrës së bardhë në semafore

schedule15:19 - 14 Shkurt, 2023

schedule 15:19 - 14 Shkurt, 2023

Përveç dritave jeshile, portokalli dhe të kuqe, inxhinierët e transportit në Universitetin e Karolinës së Veriut sugjerojnë shtimin e një “drite të bardhë” të katërt në të ardhmen, e cila do të lejonte automjetet autonome të ndihmonin në rregullimin e trafikut.

Në simulime, qasja e re redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit, në rrugët me kryqëzime dhe redukton konsumin e karburantit.

Me një dritë të re, të bardhë në semafor, drejtuesit e mjeteve do të informohen se kur mund të ndjekin mjetin përpara, pa u ndalur në kryqëzime.

Ideja është që automjetet vetëdrejtuese (AV) të mund të komunikojnë me valë, si me njëri-tjetrin ashtu edhe me kompjuterët që kontrollojnë semaforët. Kur mjaft AV i afrohen një kryqëzimi, drita e bardhë do të aktivizohet, duke informuar drejtuesit e mjeteve të tjera se AV-të po koordinojnë trafikun për të lehtësuar trafikun nëpër kryqëzim.

Automjetet konvencionale duhet thjesht të ndjekin automjetin përpara, nëse makina përpara ndalon, edhe ata do të ndalojnë, nëse automjeti përpara kalon kryqëzimin, shoferët do të ndjekin pa hezitim.

Kur shumë automjete konvencionale i afrohen kryqëzimit, semafori do të kthehet në modelin konvencional me tre ngjyra (jeshile-portokalli-e kuqe) dhe faza e bardhë do të fiket.

Nga simulimet, studiuesit zbuluan se automjetet autonome përmirësojnë rrjedhën e trafikut, edhe pa zbatuar fazën e bardhë. Përveç kësaj, kur AV janë në qarkullim, faza e bardhë përmirëson më tej rrjedhën e trafikut, duke siguruar konsum më të ulët të karburantit. Në fakt, sa më gjatë të jetë koha që trafiku rregullohet nga “faza e bardhë”, në një kryqëzim të drejtuar nga AV, aq më e shpejtë është lëvizja e mjeteve.

Studiuesit pranojnë se AV-të nuk janë aktualisht në gjendje të miratojnë sistemin që ata propozojnë dhe se shtetet nuk kanë gjasa të instalojnë semaforë krejt të rinj në çdo kryqëzim në çdo kohë së shpejti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!