Investimet në zonat rurale, Bashkia rehabiliton rrugën për në Dritas

schedule10:44 - 10 Shtator, 2018

schedule 10:44 - 10 Shtator, 2018

 Paralelisht me investimet brenda qytetit, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës në këto tre vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës për në fshatin Dritas në njësinë administrative të Zall-Herrit, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve që ishin të detyruar të kalonin përmes gropave dhe baltës duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë rrugë.

Mjetet e rënda dhe punonjësit po hedhin edhe shtresat e para të asfaltit duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë.

Kjo rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, shoqërohet me rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor, që në periudhën afatgjatë rrit të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!