Investimet në turizëm/ Balluku: Brenda pak muajve përfundon aeroporti i Vlorës

schedule10:36 - 9 Prill, 2024

schedule 10:36 - 9 Prill, 2024

Turizmi në vend pritet të marrë një tjetër hov pas përfundimit të disa projekteve të rëndësishme në infrastrukturë si aeroporte e korridore rrugore. Zv.kryeministrja Belinda Balluku  duke folur në ditën e dytë të konferencës për turizmin që po mbahet në Tiranë theksoi se brenda pak muajve do të përfundojë aeroporti I Vlorës i cili do të jetë një shtysë më shumë për turizmin në jug.

“Vetëm në pak muaj do të kemi aeroportin më të madh në Ballkan. Pas një studimi me ministrinë e turizmit, kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit duke e mbyllur kurorën e avioacionit civil, në Kukës, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër, një  nga zonat më interesante për turizmin”.

Sfidë për zhvillimin që po mer turizmi në Shqipëri mbetet aftësimi profesional për sektorët e shërbimeve.

“Për këtë arsye, Shqipëria ka vendosur fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore bazuar mbi arsimin profesional. Hoteleria kërkon një master të shërbimeve, shqiptarët e kanë por jemi duke folur për diçka që duhet të jetë e dizenjuar, një aftësim i dizenjuar përsa i përket turizmit dhe hotelerisë”.

Gjatë këtij viti Shqipëria do të presë mbi 14 milionë turistë të huaj duke pasur një rritje me gati 40% krahasuar me një vit më parë../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!