Investimet e huaja rekord/ Guxholli: Sjellin rritjen ekonomike, vende të reja pune

schedule14:28 - 12 Shtator, 2023

schedule 14:28 - 12 Shtator, 2023

Ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli, ka folur për investimet e huaja në vendin tonë,  të cilat kanë shënuar një rekord.

Në një lidhje për “Sheshin e Dollarit”, ajo ka deklaruar se këto invistime sjellin rritje ekonomike, si pasojë rritjen e mirëqënies dhe vende të reja punësimi.

Sipas Guxhollit, rritja e vlerës në investimet e huaja shoqërohet menjëherë dhe me sektorët në të cilat ka ndodhur kjo rritje dhe njëri është sektori imobiliar, energjia dhe sektori financiar, hidrokarburet.

Investimet e huaja direkte janë një element dhe një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e çdo vendi dhe jo vetëm të vendit mikëpritës, që në rastin tonë është Shqipëria, por kanë një efekt shumë pozitiv dhe te vendi i cili kryen investime. Pra, ata që iportojnë kapitalet e tyre në Shqipëri. Sepse investimet e huaja jo vetëm sjellin teknologjinë, fjalën e fundit të shkencës dhe teknikës, ndihmojnë në tregjet ndërkombëtare, zhvillojnë kapitalin, burimet njerëzore, rrisin shpirtin e sipërmarrjes dhe njëkohësisht përmirësojnë klimën e të bërit biznes. Veç kësaj, të tëra këto efekte që kanë investimet e huaja shprehen në rritjen ekonomike, në rritjen e mirëqënies, në rritjen e punësimit dhe në një jetë më cilësore dhe më dinjitoze.

E bëra këtë përkufizim të përgjithshëm të rritjes direkte, që secili duke ditur si jeton, sa merr, sa vende pune janë hapur, cilat janë kompanitë e rëndësishme që kanë investuar në Shqipëri, menjëherë thotë që unë këto përfitime nuk i kam kaq të mëdhaja sa po mi thonë. Atëherë, struktura, arktitektuara e investimeve të huaja është po aq e rëndësishme sa dhe sasia e saj. Po, është pozitiv fakti që investimet e huaja nuk kanë ndaluar, në një formë a në një formë tjetër, por duartrokitja nuk duhet të jetë aq e madhe. Rritja e vlerës në investimet e huaja ka ndodhur nga rritja e inflacionit, të gjithçkaje që përmblidhet dhe formon atë shifrën e investimit të huaj dhe ne e dimë se sa ka qene kjo në të gjitha fushat dhe në të gjitha llojet. Menjëherë shoqërohet me sektorët në të cilat ka ndodhur kjo rritje dhe njëri është sektori imobiliar, energjia dhe sektori financiar, hidrokarburet”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!