Shqipëria dhe Amerika kanë forcuar marrëdhëniet e tyre tregtare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet amerikanë në vendin tonë kanë pësuar rritje vitet e fundit, duke kapur vlerën e 220 milionë dollarëve në 2022 nga 161 milione euro qe ishin nje vit më parë. Pas pandemisë, këto fonde erdhën duke u zgjeruar megjithatë kjo shifër kosinderohet nën potencial.
Një nga financimet më të mëdha aeshte Skavica. Bechtel kompania më e madhe e ndërtimit në SHBA, është kontraktuar nga Qeveria shqiptare për të kryer studime dhe për të bërë propozime për digën e cila do të jetë në pronësi publike. Projekti pritet që ta kthejë Shqipërinë në eskportuesen e energjisë neto më të madhe në rajon.
Referuar të dhënave zyrtare, numri i bizneseve të huaja në vendin tone ka pësuar rritje, duke treguar përmirësim të klimës së të bërit biznes, nga lehtësirat fiskale dhe ato ligjore. Po ashtu zhvillimi i teknlogjise per investitoret e huaj eshte kthyer në një mundësi komunikimi mes Shqiperise dhe vendeve të tjera të botës.
Dhoma Amerikane e Tregtisënë Shqipëri ka nën kupolën e saj 240 kompani me të ardhura vjetore deri në 3 miliardë dollarë, të cilat kanë të punësuar afro 4 mijë punonjës./abcnews.al