Investimet amerikane në Shqipëri, Enio Jaço: Korrupsioni nuk luftohet me fjalime

schedule20:31 - 12 Janar, 2022

schedule 20:31 - 12 Janar, 2022

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim u shpreh sot se investimet amerikane po rriten në Shqipëri. Ajo tha se nëse ka gjykata të pastra vijnë edhe më shumë investime duke kërkuar vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço shprehet se investimet kanë pësuar rritje, por duhet bërë më shumë për të luftuar korrupsionin.

Investimet Amerikane në Shqipëri kanë pësuar rritje domethënëse me 62 milionë euro më shumë në 2021. Por ato mbeten nën potencial.

Nëse Shqipëria do të punojë për të ofruar kushtet e një klime tërheqëse, në përputhje me standardet që thithin investime të huaja si Praktikat transparente, Taksa konkurruese dhe Incentiva ekonomike, këto investime do të 3-4 fishohen në vitet e ardhshme!  AmCham është gati të punojë me qeverinë për kthimin e ‘Axhendës së Investimeve’ në realitet.

Korrupsioni nuk luftohet me fjalime. Në Shqipëri, por dhe në Ballkan, ai dominon si mentalitet. Ryshfeti shoqëron kontratat publike, duke minuar konkurrencën dhe cilësinë. Investitorët de-motivohen, ekonomia tkurret dhe qytetarët humbasin.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë përhapet. Mbetet shumë për t’u bërë për një ambient të ri ku mbizotërojnë masat ndëshkimore dhe rregullat strikte të shtetit ligjor” shprehet ai postimet në Facebook./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!