Investime rekord prej 9.3 miliardë dollarësh të parave institucionale në tregjet e kriptove në 2021

schedule15:30 - 9 Janar, 2022

schedule 15:30 - 9 Janar, 2022

Tregu i kriptomonedhave shënoi një rritje të madhe gjatë vitit 2021. Të martën, më 4 janar, platforma e investimit të kriptomonedhave CoinShares publikoi statistikat vjetore në lidhje me investimet institucionale në hapësirën e kriptove vitin e kaluar.

Sipas raportit, investimet vjetore institucionale në kripto arritën në 9.3 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje gati 36% kundrejt 6.8 miliardë dollarëve në 2020. Për më tepër, numri i përgjithshëm i aseteve kripto dhe produkteve të investimeve është rritur gjithashtu nga 9 në 15 perqind në 2021, transmeton kriptomonedha.al.

Për më tepër, 37 produkte të reja investimi u hodhën në treg vitin e kaluar kundrejt 24 produkteve në 2020. Kështu, deri më tani, ka 132 produkte kripto institucionale.

LEXO EDHE: Çfarë do të ndodhë me Bitcoin, Ethereum, BNB, Solana, Cardano dhe XRP?

Në raportin e CoinShares, mes tjerash thuhet:

“Ndërsa rritja nga 2019 në 2020 ishte dukshëm më e lartë në 806%, ne besojmë se kjo përfaqëson një industri të maturuar, me totalin e aktiveve nën menaxhim (AUM) që e mbyll vitin në 62.5 miliardë dollarë në 2021 kundrejt vetëm 2.8 miliardë dollarëve në fund të 2019-ës”.

Bitcoin vazhdon të dominojë hyrjet neto në treg kundrejt altcoins të tjerë. Sipas raportit të CoinShares, Bitcoin regjistroi hyrje neto prej 6.3 miliardë dollarësh në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 16% krahasuar me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, Ethereum regjistroi hyrje neto prej 1.3 miliardë dollarësh në 2021. Fonde të tjera shumë aktive me një shportë kriptomonedhash dëshmuan hyrje neto prej 775 milionë dollarësh.

Menaxheri më i madh i aseteve dixhitale në botë – Grayscale – vazhdoi të ruajë dominimin e tij në treg me 43.5 miliardë dollarë në AUM. Kjo u pasua nga CoinShares me 4.75 miliardë dollarë dhe 3iQ me një AUM prej 2.52 miliardë dollarësh.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria. /kriptomonedha.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!