Investime në energjinë bërthamore, pezullohen bisedimet BE-Kinë

schedule14:41 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 14:41 - 24 Dhjetor, 2020

Bisedimet midis BE dhe Kinës për një marrëveshje investimesh që duket se ishte në fazën e saj të fundit, janë pezulluar.

Marrëveshja e investimeve BE-Kinë, e cila ka qenë në përgatitje për shtatë vite, do të siguronte që kompanitë europiane në Kinë të mund të konkurrojnë me firmat vendase me të drejta të barabartë.

Kjo gjithashtu do të mbrojë hyrjen e kompanive kineze në tregjet europiane.

”Kina ka bërë lëshime të reja për kompanitë europiane për të hyrë në tregun e saj, por shumë ndryshime mbeten ende”, sipas draftit të fundit.

Të dy palët synuan të paktën një marrëveshje themelore deri në fund të vitit.

Nënpresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu kishin planifikuar fillimisht të sheshonin pikat e mbetura të mosmarrëveshjeve, por bisedimet e tyre të nivelit të lartë janë shtyrë deri pas Krishtlindjeve.

Ndërkohë, çështja e mprehtë e diskriminimit ndaj kompanive europiane në prokurimin publik në Kinë është zgjidhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!