Investimi në Sazan/ Kokalari: Përfshirja e Trump, blerje influence. Do shtohet konkurenca mes hoteleve për ngritjen e nivelit

schedule20:47 - 20 Mars, 2024

schedule 20:47 - 20 Mars, 2024

Dhëndri i ish presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri, gjë që ka sjellë mjaft diskutime. Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni Jared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaroi se ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Shkrimi u shoqërua dhe me disa foto të projektit të vilave në ishullin e Sazanit dhe në Beograd.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Real Story”, aktivistja Evi Kokalari e ka konsideruar përfshirjen e emrit të Donald Trump si një blerje influencuese.

Sakaq, ajo ka theksuar se ky investim në Sazan do të sjellë rritje të konkurencës mes hoteleve, duke ngritur kështu cilësinë e shërbimit.

“Mendoj që futja e emrit të Trumpit është diçka jo e mirë, sepse është blerje influence. Sot në kongres ka qene hetimi për shkarkimin e sekretarit të Joe Biden, sepse i biri ka shitur akses tek i ati dhe te administrata e të atit. Nesër nëse Donald Trump fiton do i marrin këtë dhe ato të Serbisë, edhe do të fillojë gjithçka nga fillimi. Më pas do të merren me vajzën. Problemi i tokës? Unë nuk e kam problem fare tokës, resortin që qeveria ta hapi këtë lloj investimi të këtyre resorteve në mënyrë absolute.  Shqipëria ka hotele plot, por në jug nuk ke as katër as pesë yje që të dish të presësh, sepse këtu është problemi. Që të kesh AMA Restort aty, do fillojnë dhe këto të tjerat të ngrenë nivelin. Nuk kam gjë kundër jugut të Shqipërisë, por në Greqi e ke këtë lloj niveli, ndërsa te ne nuk i ke”, tha Kokalari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!