“Intervistat në prokuroritë speciale si në kohën e gurit”/ Rama: Duhet korrigjuar me urgjencë, do të bëhet realitet sistemi i menaxhimit digjital

schedule13:04 - 21 Mars, 2025

schedule 13:04 - 21 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e raportit të GRECO-s, për luftën kundër korrupsionit, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, falë punës së përkushtuar.

“Intervistat në prokuroritë speciale, nxirren si në kohën e gurit. Kjo është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare dhe duhet korrigjuar me urgjencë dhe ne do ta korrigjojmë patjetër duke mbështetur fuqimisht sistemin e drejtësisë. SPAK-un, gjykatën dhe të gjitha institucionet e reja duke shprehur që do të bëhet realitet sistemi i menaxhimit digjital i të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor. Një projekt që ka një vonesë të palogjikshme. Uroj që Këshilli i lartë gjyqësor të mos e vonojë më, ne si qeveri kemi mbështetje për të realizuar këtë program. Krijimi i një sistemi shtetëror të mirë ndërthurur ku paralelisht me luftën kundër korrupsionit garantohet liria, e drejta e publikut për të pasur transparencë, konkurrenca e lirë dhe të gjitha ato që e bëjnë një shtet demokratik dhe një demokraci funksionale të denjë për një t’u bashkuar një familje evropiane. Dua të falënderoj ministren e shtetit për administratën publike dhe korrupsionin, falënderoj të gjithë skuadrën…Falënderoj padiskutim Këshillin e Europës, dhe kryenegociatoren tonë, ndjehemi të përndjekur 24 orë për të kryer detyrat që të arrijmë sa më shpejt të përfshihemi në atë familje”, tha ndër të tjera Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!