Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se ka mbërritur në Tiranë. Thaçi është kthyer nga Haga, ndërsa bën në ditur se në mbrëmje do të jetë në Kosvë.
Kreu i shtetit njofton se nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Thaçi nënvizon se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, shkruan Thaçi.
Thaçi për katër ditë u mor në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën e Hagës. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë./abcnews.al