Në të gjithë retorikën e tij gjatë këtyre muajve, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet i bindur se do ta mundë Edi Ramën në 25 prill. Madje, në intervistën dhënë gazetarit të ABC Juxhin Mustafaraj, Basha thotë se kjo nuk është një betejë mes tij dhe Ramës, por mes këtij të fundit dhe shqiptarëve.
Lexo edhe: INTERVISTA/ Basha në ABC: Vendimet e para që do të firmos si kryeministër
Por, çfarë ndodh nëse rezultati në 25 prill nuk do të jetë ai që pret kryedemokrati?
Pjesë nga intervista:
Juxhin Mustarafaj ABC: Pse jeni kaq i bindur zoti Basha se do të fitoni? Në fakt është e llogjikshme që çdo lider i një force politike të madhe siç është partia demokratike, të ketë pritshmëri për të fituar, por nëse kjo gjë nuk ndodh në 25 prill
Lulzim Basha: Thash Shqipëria fiton dhe Shqipëria fiton vetëm kur largohet Edi Rama, pa larguar Edi Ramën asgjë në vend nuk do të ndryshojë, jua thashë, jua përsërisë, 8 vite me radhë premtime të pambajtura, dështim pas dështimi me të gjithë pushtetet që kishte në dorë nuk arriti dot të mbante një premtim të vetëm para shqiptarëve dhe konkluzioni i 25 prillit nga shumica dërmuese e shqiptarëve nuk është thjeshtë dhe vetëm projektimi ynë, pavarësisht se dhe projektimet tona tregojnë të njëjtën gjë, është realiteti, nuk fshihet dot ky realitet.
Kudo fjalët në majë të gjuhës së njerëzve janë, boll më, është mbushur kupa, ky duhet të ik, ky duhet të largohet, por ne nuk jemi mjaftuar me konstatimin e kësaj që është, do thoja një vullnet mbarëpopullorë, largimi i Edi Ramës është kthyer në një emergjencë kombëtare.
Largimi i Edi Ramës është hapi i parë për të ndryshuar Shqipërinë, por me seriozitet, pas një pune të gjatë, po ju japim shqiptarëve një plan konkretë masash që do të prekë jetën e çdo shqiptari.
Ky është plani që po shpalosim ditë për ditë me ekspertët tanë përballë shqiptarëve. /abcnews.al