A do të arrijë Vetëvendosje, e cila ka fituar një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, pritshmëritë e qytetarëve?
Nënkryetarja e partisë, Fatmire Kollçaku, thotë se përkundër faktit sesa punë të mira do të përpiqen maksimalisht të bëjnë në mandatin e parë, një gjë është e sigurt që së paku dy mandate, bazuar në vullnetin e qytetarëve, i kanë të sigurta.
“Për më tepër që jemi shumë të vendosur që të bëjmë aq punë të mira, ku çdo qytetar do ta ndjejë në lëkurën e vet këtë ndryshim. Do të thotë, ne, edhe pse jemi votuar mbi 50 për qind të qytetarëve të Republikës së Kosovës, megjithatë, tashmë, si institucione, jemi këtu për gjithë qytetarët…”, shprehet ajo.
Zonja Kollçaku thotë se do të kërkohet edhe ekspertizë brenda dhe jashtë vendit për të kryer punët që i presin.
/abcnews.al/