Intervista/ Ehat Miftaraj, kreu i IKD: Deputetët e Vjosës vendosin fatin e qeverisë

schedule20:40 - 28 Prill, 2021

schedule 20:40 - 28 Prill, 2021

Emisioni Ballkan-Linda Karadaku

Nga se varet qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia e qeverisë Kurti 2, pavarësisht nga numri i madh i vendeve në parlament? Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka një përgjigje të qartë:

“Administrata Biden, Bashkimi Evropian, si duket e kanë të qartë që nga fundi I këtij viti, muaji shtator-tetor, negociatat duhet të fillojnë që pastaj të kemi një marrëveshje të obligueshme ndërkombëtarisht në mes të dy palëve…do të vijë një momentum që qoftë administrata amerikane, qoftë Bashkimi Evropian, nuk mund të presin dhe duan të shohin veprime konkrete dhe hapa konkretë.”

Por pavarësisht nga kjo, cila është thembra e Akilit për qeverinë Kurti?

“Vetëvendosje, deputetë të vet, që janë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë 53 të saj, nëse nuk përfshihet edhe deputetja e fundit që mori nga Partia Demokratike e Kosovës, që bëjnë 54, përderisa nga 6, janë 5 të Vjosa Osmanit, dhe një e kemi që nuk e dimë nëse është më në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë e pavarur, apo do t’I bashkohet Vetëvendosjes. Flasim për Albena Reshitajn. Në këtë drejtim, nëse marrim për bazë legjislaturat e mëhershme, koalicionet e mëhershme, nuk kanë qenë të rralla kur kemi pasur koalicion me 85 deputetë në kuvendin e Kosovës, por brenda 2 apo 3 ditëve ka shkuar deri tek shkarkimi I qeverisë, dhe vendi ka shkuar në zgjedhje.

Në gjendjen, në situatën e Republikës së Kosovës, në bazë të asaj që jemi mësuar dhe flas gjithmonë për çështje që  do të diskutohen në vazhdim, me theks të veçantë dialogun me Serbinë, atëherë, edhe 53 numra, edhe 55 numra, nuk garantojnë, nuk sigurojnë se mund të kesh një qeveri stabile, të qëndrueshme, që mund t’i mbijetojë 4 viteve. Gjithçka varet në bazë të asaj se çfarë do të jetë bashkëpunimi me Vjosa Osmanin sepse një shkarje mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, lehtësisht mund të shkojë vendi në zgjedhje” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!