“Ne nuk pamë asgjë të re në intervistën e Putinit. Ai përsëriti gënjeshtra të vjetra, shtrembërime dhe manipulime dhe tregoi armiqësi të madhe ndaj Perëndimit, gjë që nuk është asgjë e re. Dhe na vjen keq që Putinit iu dha një platformë për të manipuluar dhe përhapur propagandë.”
Kështu ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Massrali , duke iu përgjigjur një pyetjeje për intervistën e presidentit rus, Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson.
“Putini ka forcuar gënjeshtrat e tij për Ukrainën, të cilat janë të njohura. Këto janë gënjeshtra të rrezikshme që ai i ka përdorur, si i ashtuquajturi rusifikimi, për luftën e paligjshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe kundër një fqinji paqësor.
Këto gënjeshtra tashmë kanë qenë shkak i drejtpërdrejtë i vuajtjeve të mëdha, krimeve të luftës dhe mizorive të kryera nga Rusia kundër popullit ukrainas. Putin gjithashtu ka treguar edhe një herë se nuk është i interesuar për hapa të vërtetë dhe kuptimplotë drejt paqes”, theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian./abcnews.al