Intevista bombë që Princ Harry dhe Meghan Markle dhanë për Oprah Winfrey në Mars është nominuar për një çmim Emmy. Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët mirëpritën fëmijën e tyre të dytë në qershor, bënë bujë pas deklaratave tronditëse që bënë për familjen mbretërore.
Intervista është nominuar për “Serialin jo-trillues më të mirë ose Kategori speciale”. Kujtojmë që Meghan bëri një sërë deklaratash të forta teksa foli për arsyet që çuan në largimin e saj dhe princ Harry-t nga rolet mbretërore.
Ajo tha se situata e krijuar brenda Pallatit kishte qenë aq stresuese sa kishte menduar vetëvrasjen. Për më tepër, ajo hodhi akuza ndaj një anëtari brenda familjes për racizëm, pas një deklarate që kishte bërë se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj. /abcnews.al