INTERVISTA/ Ali Ahmeti: Më kërkuan ndarjen e Maqedonisë, nuk pranova: Jam zot këtu, jo qiraxhi

schedule14:32 - 16 Janar, 2020

schedule 14:32 - 16 Janar, 2020

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon në një intervistë ekskluzive për ABC News se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me ndonjë forcë tjetër politike shqiptare apo maqedonase, por do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Duke komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti thotë se i ishte ofruar ndarja e Maqedonisë së Veriut në vija etnike, por ai e ka refuzuar.

INTERVISTA E PLOTË

Unë kam patur ofertë për të ndarë Maqedoninë nga drejtues të lartë të këtij shteti më herët. Çdo ndarje e këtij vendi do të ishte e dëmshme, shumë më e dëmshme për shqiptarët, por edhe për maqedonasit. Sepse nuk mund të ndahen gjërat si me thikë.

Do mbeteshin minoritete andej dhe këndej. Do kishte dëbime. Do hapeshin plagë të reja. Ne nuk e pranuam ndarjen e Maqedonisë edhe pse na u rpezantua nga autoritetet e këtij shteti. Unë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas, se ky është edhe shteti im, sa është edhe i juaji. Dua ta ndërtojmë këtë shtet dhe të mos jem qiraxhi në shtëpinë time, por zot në shtëpinë time. Dua të kem gjuhën dhe simbolet e mia. Në këto i kemi arritur këto.

Kemi universitet, kemi simbolin, kemi gjuhën tonë në Parlament dhe institucione.

Nga 75 oficera dhe nënoficera që kanë qenë deri në 2001 tani janë janë mbi 2 000 në ushtrinë e Republikës së Maqedonisë. Nga 175 polica deri në 2001 tani janë 2 500 punonjës policie. Ende ka punë për të bërë, nuk ka përfunduar. Populli thotë që të mirat nuk kanë fund, ashtu siç nuk kanë fund të këqijat.

Kemi hyrë në këtë rrugë pa paragjykime. Këtë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas që edhe ata do të jenë më të fortë se ne. Kështu mund ta ndërtojmë më të fortë Maqedoninë. Por, jo ata si padron dhe unë si qiraxhi”, u shpreh ai para gazetares së Abc News, Linda Karadaku.

Ahmeti thekson gjithashtu se do të ishte mirë që në bllokun e partive shqiptare të kishte pozitë dhe opozitë.

Mendoj se është ende herët për të  bërë koalicione parazgjedhore. Nuk do të ishte e dobishme as për BDI dhe as për shqiptarët. Sepse ende ka gjëra që duhet të qartësohen sa i përket çështjeve të ndjeshme, siç është përfgaqëesimi I drejt apo ajo e gjuhës.

Sa i takon raportit me partitë shqiptare, edhe kjo do të ishte e dëmshme nëse hyjmë me ndonjë prej tyre. Këtu shqiptarët nuk kanë krijuar ende opozitë të mirëfilltë”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!