Interpretoi Rosen e “Titanic”, përlotet gjyshja e Mikeles pas komenteve të jurisë

schedule22:46 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 22:46 - 25 Dhjetor, 2021

Sot në dance reality show “T’ka mami yll”, është nata familjare, ku fëmijët kanë kërcyer me një person të afërt.

Një ndër performancat që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë ajo e Mikeles me gjyshen e tij. Ata kanë interpretuar personazhet e filmit “Titanic”, Rose and Jack, si pasojë gjyshja e veshur me të bardha si kurrë më parë është përlotur.

Pas komenteve të jurisë, ajo ka shpërthyer në lot.

“Nëna mos të pafshim më kurrë me të zeza, ta kesh shpirtin e bardhë gjithmonë njësoj si veshja që ke sot. Edhe pse i vogël roli yt, besoj je emocionuar, je prekur dhe do të jetë një kujtim shumë i bukur me Mikelen”, u shpreh e emocionuar Erjona Rusi.

Ndërsa Albi Nako tha: “Nëna e përjetoi rolin se ky kërcim ishte kujtim i Rose, u kthye në kohë për dashurinë e Jack. Edhe nëna përjetoi të afërmit e vetë që nuk i ka më deri te vëllai që humbi së fundmi fare. Si me thënë, hyri në kujtime”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!