“Interpretimi i Presidentit për Kushtetuesen”, “Venecia”- institucioneve: “Çarmatim dypalësh” për hir të demokracisë

schedule11:02 - 7 Mars, 2020

schedule 11:02 - 7 Mars, 2020

Zbulohen të tjera detaje nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetutese dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga mazhoranca.

“Zëri i Amerikës” sjell disa prej argumenteve që gjenden në të. Duke u ndalur tek vendimi i mazhorancës për ta shkarkuar kreun e shtetit, në raport ka një konstatim të fortë kur thuhet se Parlamenti dhe pushteti dominohet nga një parti. Ndaj Komisioni i Venecias i shton një pyetje Parlamentit?

“I takon Parlamentit të vendosë nëse shkarkimi do të ulte apo shtonte tensionet dhe në fund të fundit, do t’i shërbente, apo do të dëmtonte synimin e ruajtjes së balancave dhe kontrollit, në një situatë kur parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njëjta parti. Pyetja që duhet t’i bëjë vetes parlamenti është ‘a do të ndihmonte vazhdimi i procedurave të shkarkimit për unitetin e popullit?”

Mbështetur tek ky argument, Komisioni i Venecias bën dhe një thirrje:

 “Institucionet përgjegjëse ‘të bëjnë një çarmatim dypalësh’ për këtë çështje, për hir të demokracisë në Shqipëri”?

Ndërkohë, në raportin paraprak me detaje është pasqyruar veprimtaria e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nën kryesimin e Ardian Dvoranit, që Meta e ka çuar në SPAK.

Komisioni i Venecias arsyeton se në funksionimin e KED ka pasur një sërë mangësish, që nga mosfunksionimi në vitin 2017 dhe 2018, mungesa e transparencës, duke përjashtuar Avokatin e Popullit dhe mospublikimin e procesverbaleve të mbledhjeve.

Afatet kanë qenë një argument që kanë sjellë përplasje dhe ka bërë Presdientin të bëjë akuza e ta konsiderojë Ardian Dvoranin e KED si bashkëpunëtor me mazhorancën.

Sipas Komisionit të Venecias dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante: “Krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Komisioni i Venecias e interpreton si antikushtetues ndryshimin që bëri Kuvendi, sa i përket betimit.

“Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek Presidenti. Betimi tek Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës. Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”

Raporti përfundimtar do të publikohet më datën 22 mars. Ndërkohë, pas publikimit të një pjesë të raportit ditën e premte, Ambasada Amerikane u kërkoi palëve që ky raport, që Zëri i Amerikës e ka publikuar më të plotë, të mbetej konfidencial.

Në këtë kontekst, sipas Komisionit të Venecias, “dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Neni i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nuk duket të jetë i zbatueshëm në një situatë kur është e paqartë se kur dhe nëse periudha 30-ditore fillon të funksionojë”. Komisioni i Venecias rekomandon që, “nëse mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti do të konsiderohej i domosdoshëm, ky rregull duhet të ishte ngritur në nivelin kushtetues, siç është rasti për parlamentin”.

Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj, deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme” në vitin 2019.

“I takon Parlamentit të vendosë nëse shkarkimi do të ulte apo shtonte tensionet dhe në fund të fundit, do t’i shërbente, apo do të dëmtonte synimin e ruajtjes së balancave dhe kontrollit, në një situatë kur Parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njejta parti. Pyetja që duhet t’i bëjë vetes Parlamenti është: “a do të ndihmonte vazhdimi i procedurave të shkarkimit për unitetin e popullit?”

Komisioni i Venecias bën thirrje, siç shprehet në opinionin paraprak, që “institucionet përgjegjëse ‘të bëjnë një çarmatim dypalësh’ për këtë çështje, për hir të demokracisë në Shqipëri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!