Shefi i Interpol, Juregen Stock në një intervistë për mediat ka ngritur një tjetër shqetësim lidhur me vaksinat kundër COVID-19.
Sipas tij vaksinat pritet të pikasen nga grupet mafioze dhe organizatat e tjera kriminale.
“Mund të shohim vjedhje apo sulme të depot e vaksinave. Korrupsioni pritet të jetë i lartë në shumë vende. Një virus që përhapet me shpejtësi, por njëkohësisht kemi edhe një pandemi paralele të krimit”, tha shefi i Interpolit Juergen Stock.
Ai gjithashtu shtoi se grupet kriminale e kanë menduar, mënyrën se si të bëjnë para nëpërmjet vaksinave kundër COVID-19.
“Ata kanë lëvizur shumë shpejt produkte false, antivirale dhe maska false”, tha ai, ndërsa shton se, “kriminelët janë të mirë përgatitur”,- duke e konsideruar vaksinën si “arin” e vitit 2021.
/abcnews.al/