Interpoli arrestoi 300 kriminelë nga Afrika Perëndimore dhe konfiskoi tre milionë dollarë

schedule15:23 - 17 Korrik, 2024

schedule 15:23 - 17 Korrik, 2024

Në një operacion të Interpolit që u krye në pesë kontinente dhe objektivi i të cilit ishin grupet e organizuara kriminale nga Afrika Perëndimore, u arrestuan 300 persona, u sekuestruan tre milionë dollarë dhe u bllokuan 720 llogari bankare, njoftoi organizata.

Objektivi i operacionit Jackal Three, i cili zgjati nga 10 prilli deri më 3 korrik në 21 vende, ishte luftimi i mashtrimit financiar në internet dhe arrestimi i kriminelëve të Afrikës Perëndimore që qëndronin pas tij.

“Shkalla e mashtrimit financiar me origjinë nga Afrika Perëndimore është alarmante dhe në rritje. Rezultatet e këtij operacioni nënvizojnë nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar të zbatimit të ligjit për të luftuar këto rrjete të gjera kriminale”, tha Isaac Ogini, Drejtor i Qendrës së Interpolit për Krimin Financiar dhe Kundër Korrupsionit.

Një nga grupet në shënjestër ishte Black Axe, një nga rrjetet kriminale më të spikatura në Afrikën Perëndimore.

Black Ex është i përfshirë në mashtrime në internet, trafik njerëzor, kontrabandë droge dhe është përgjegjës për krimet e dhunshme në Afrikë dhe në mbarë botën. Aktualisht është nën hetim në më shumë se 40 vende për pastrim parash.

Pas një hetimi pesëvjeçar në Argjentinë, policia arrestoi 72 anëtarë të grupit, sekuestroi 1.2 milionë dollarë fatura të falsifikuara dhe ngriu rreth 100 llogari bankare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!