Interpol: Rrjeti i vaksinave false Covid zbulohet në Afrikën e Jugut dhe Kinë

schedule15:20 - 3 Mars, 2021

schedule 15:20 - 3 Mars, 2021

Një rrjet global për shpërndarjen vaksinave false Covid-19 është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe Kinë, sipas një deklaratë nga Interpol.

Në deklaratën e botuar të mërkurën, Interpol tha se në Afrikën e Jugut, “rreth 400 ampula – ekuivalente me rreth 2,400 doza,  u zbuluan në një depo në Germiston, Gauteng”.

“Oficerët zbuluan  gjithashtu një sasi të madhe me maska ​​false. Policia arrestoi tre shtetas kinezë dhe një shtetas të Zimbabveve.

 

Në Kinë, “policia shkatërroi  me sukses një rrjet që shiste vaksina false Covid-19, bastisi mjediset e prodhimit, duke çuar në arrestimin e 80 të dyshuarve dhe zbuloi  më shumë se 3,000 vaksina false në vendngjarje”, sipas agjencisë.

Një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Sigurisë Publike theksoi se “qeveria kineze i kushton shumë rëndësi sigurisë së vaksinës” dhe do të vazhdojë të “forcojë më tej bashkëpunimin konstruktiv me Interpol” për të goditur organizatat e paligjshme të vaksinave.

Interpol tha se po merrej gjithashtu me “raporte shtesë të shpërndarjes false të vaksinave dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si azilet.”

Agjencia ka paralajmëruar popullin “që asnjë vaksinë e aprovuar nuk është aktualisht në dispozicion për shitje në internet. Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit ose në tregun e zi, nuk është e ligjshme, nuk është  testuar dhe mund të jetë e rrezikshme. ”

Kushdo që blen këto vaksina false është “duke e vënë veten në rrezik dhe duke u dhënë paratë kriminelëve të organizuar”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!