Interpol në sulmin e Banjskës/ Bosnja kërkon hetim për akuzat se armët u morën në Tuzla

schedule18:38 - 5 Tetor, 2023

schedule 18:38 - 5 Tetor, 2023

Bosnja e Hercegovina ka kërkuar ndihmën e Interpolit për të kuptuar nëse armët që janë përdorur në sulmin e 24 shtatorin në Banjskë të Zveçanit, janë siguruar apo jo në Tuzla.

Vahidin Munjiç, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Bosnje ka deklaruar se po punojnë intensivisht për të verifikuar pretendimet e prokurorisë serbe.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, tha drejtori i policisë në Bosnje e Hercegovinë, Vahidin Munjiç.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Më 3 tetor, ky i fundit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit.

Pas marrjes në pyetje prokuroria pretendoi se Radoiçiç i ka siguruar armët dhe pajisjet shpërthyes” nga Tuzla, prej janarit të këtij viti deri më 24 shtator.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, më 4 tetor, deklaroi se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ndodhi sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!