Interpelanca me ministren e Shëndetësisë/ Debate në Kuvend për skandalin tek “Onkologjiku”, Koçiu: Abuzuesit dhe jo profesionistët do ndëshkohen

schedule11:33 - 27 Qershor, 2024

schedule 11:33 - 27 Qershor, 2024

Është zhvilluar me debate dhe diskutime të forta seanca e sotme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa po mbante fjalën e saj, minitrja e Shëndetësisë, Albana Kociu, deputetë të opozitës kanë përplasur duart në tavolina duke krijuar kaos në Kuvend.

Ka qenë interpelanca me ministren e shëndetësisë, për skandalin tek Onkologjiku, e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu që ka sjellë keto diskutime të forta.

Ministrja Koçiu ritheksoi edhe njëherë se kushdo që abuzon dhe shkel ligjin do të marrë ndëshkimin e merituar dhe se do të ketë ndryshime në ligjin e urdhrit të mjekut.

“Ndjej detyrën morale të cek sërish çështjen e Onkologjikut. Është kaluar çdo norme e ndjesie njerëzore. Është një akt dhe sjellje që ka vetëm një përgjigje ndëshkimin ligjor dhe administrativ. Abuzuesit, jo profesionistët do të marrin ndëshkimin e merituar dhe siç e thashë në fillim do të ketë ndryshime në ligjin e urdhrit të mjekut”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!