Interi synon të blejë kroatin Modriç

schedule21:50 - 2 Gusht, 2018

schedule 21:50 - 2 Gusht, 2018

Interi po synon një blerje të rëndësishme nga Real Madridi. Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Luka Modriç, i shpallur si futbollisti më i mirë i botërorit të fundit në Rusi. Por Presidenti i madrileneve Perez thote se kroati mund të shkojë në Itali vetëm për 750 milionë euro.

Luka Modriç është në merkaton e verës si kërkesë e Interit. Shënjestra e ekipit Italian zikaltër është pikërisht mesfushori kroat. Edhe pse deri tani duket një ëndërr fantastike, lëvizjet janë bërë. Italianet thone se eshtë programuar një takim me presidentin e Real Madridit pas 8 Gushtit.

Por vete Florentino Perez shuan çdo lajm dhe çdo ëndërr të momentit për zikaltrit, pasi në një intervistë për gazetën, “Marca”, bosi i Real Madrid tha: “Nuk ka asnjë çështje Modriç. Mesfushori është i lumtur në Madrid dhe nuk ka ndërmend të zhvendoset!”

Gjithsesi Perez ka shtuar se lojtari do të largohet vetëm nëse dikush është i gatshëm të thyjë çdo rekord në merkato.

Tekniku siguroi se kroati Modric rinovoi kontratën me “Los Blancos” deri në 30 qershor 2020 dhe do të lëvizë nga Madridi, vetëm “nëse dikush është i gatshëm të paguajë 750 milionë euro”.

Kontrata e Modriç me Realin ka një vlerë prej 10 milionë euro, plus 1.5 bonuse, ndërsa kostoja e kartonit të tij shkon në 50-60 milionë euro.

Vetë Real Madridi duket në vështirësi, sepse pas ikjes së Ronaldos, nuk do jetë e lehtë që tifozeria të gëlltisë një tjetër largim të rëndësishëm, por nga ana tjetër, duhet edhe dëshira e vetë Luka Modric, njëlloj si për Ronaldon, e kjo do vendoset pas takimit që Modric do ketë me presidentin e Realit. Mesfushorit  kroat i pëlqen ideja e transferimit në Milano, ku do gjente edhe shokë të kombëtares. Ai është i lidhur me Real Madridin, por largimet e Zidanit e Ronaldos, me të cilët kishte marrëdhënie shumë të mira, e kanë prekur. Në moshën 32 vjeçare, pas 6 sezoneve tek Real Madridi e 4 titujve të fituar të Ligës së Kampionëve, Modric dëshiron sfida të tjera.

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!