Sipas raportimeve të shumta, Romelu Lukaku mund të rrëmbehet nga Tottenham nëse Antonio Conte qëndron në klub dhe Harry Kane largohet.
Lukaku është caktuar si një zëvendësues i mundshëm për Kane nëse anglezi largohet nga klubi. Megjithatë, Tottenham do të duhet të luftojë me Newcastle për të marrë shërbimet e Lukakut.
Sipas “Calciomercato”, Lukaku mund të nënshkruajë me klubin verior të Londrës para fundit të sezonit pasi thuhet se ai është i interesuar të ribashkohet me ish-trajnerin e tij në radhët e Interit, ai që e “ringjalli”, Antonio Conte.
Megjithatë, ky transferim mund të varet edhe nëse Antonio Conte do të qëndrojë te klubi verior i Londrës./ h.ll/abcnews.al