Milan Skriniar është kthyer në objektivin kryesorë të PSG-së gjatë kësaj merkatoje, por duket se ky transferim po sfilit jashtë mase parizienët.
Interi nuk heq dorë kollaj nga lojtari i tij, pasi deri më tani ka refuzuar disa oferta të mbërritura nga PSG në drejtim të Skriniar.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, raportohet se për qëndërmbrojtësin sllovak, PSG do të tentojë edhe një tjetër ofertë, e cila do të jetë e pesta por njëkohësisht raportohet se do jetë e fundit, me Interin që kërkon një marrëveshje të drejtpërdrejtë për jo më pak se 70 milionë euro.
Ofertat prej 50 milionë euro, 50 milionë euro plus një lojtar, 60 milion euro dhe 60 milionë plus Julian Draxler deri më tani janë refuzuar nga Interi, shton raporti, dhe klubi pret që oferta tjetër të jetë përfundimtare.
Po sipas burimit në fjalë raportohet se Interi madje ka ulur çmimin fillestar të kërkuar nga 80 milionë në 70 milionë euro.
Ndërkohë, Skriniar ka rënë dakord edhe për kushtet personale me PSG-në, ku thuhet se do të fitonte 7.7 milionë euro në vit nëse marrëveshja përfundon.
Në PSG, 27-vjeçari do të gjente ish-bashkëlojtarin e Interit, Achraf Hakimi, i cili u bashkua nga Nerazzurrët verën e kaluar. /f.a/abcnews.al