Interi nuk humb kohë, tenton të “blindojë” yjet e rinj

schedule13:15 - 25 Tetor, 2019

schedule 13:15 - 25 Tetor, 2019

Interi ka nisur të lëvizë. Drejtuesit zikaltër, veçse po studiojnë tregun për të bërë ndonjë afrim të rëndësishëm, po punojnë edhe për rinovimet e kontratave. Gazzetta dello Sport raporton se kanë nisur kontaktet e para për zgjatjen e marrëveshjes me Lautaro Martinez.

Thuhet se po tentohet që kohëzgjatja e kontratës së re të shtohet me një vit dhe kështu do të ishte e vlefshme deri në vitin 2024. Ajo që mendohet mirë është klauzola e largimit të sulmuesit, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në fund të janarit parashikohet që bisedimet të jenë më intensive dhe të arrihet një marrëveshje.

Lautaro Martinez

ESPOSITO – Tek Interi ndërkohë kanë nisur nga puna për të “blinduar” edhe Sebastiano Esposito. Sulmuesi ri, i cili debutoi në Champions League kundër Borussia Dormund dhe u bë lojtar më i ri (17 vjeç dhe 113 ditë) që luan për Interin në këtë kompetencë, mbush 18 vjeç më 2 korrik.

Sipas Corriere dello Sport, në pranverë do të nisin bisedimet për të firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Zikaltrit duan që të mos e humbasin italianin, i cili shikohet si një nga lojtarët më premtues të akademisë. /abcnews.al

Sebastiano Esposito (Inter – Foto:  Claudio Villa/ Getty Images)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!