Interi në “avantazh” ndaj Newscastle për shërbimet e lojtarit të Atalantës

schedule12:47 - 25 Janar, 2022

schedule 12:47 - 25 Janar, 2022

Interi është skuadra e cila kryeson Seria A me 4 pikë më shumë se sa ndjekësit më të afërt që janë  Napoli dhe Milan.

Skuadra e stefano Piolit ka arritur të bëjë mirë në këtë sezon duke mos i lënë asgjë rastësisë. Në këtë kushte drejtuesit po merren edhe me afrimin e ndonjë lojtari të rëndësishëm që bën diferencën.

Marotta dhe Ausilio mendojnë të shpenzojnë një shifër të konsiderueshme për Gosens të Atalantës, i cili shihet si njeriu perfekt për krahun e majtë, ku shpresat për rinovimin me Perisiç janë venitur.

Sipas mediave italiane presidenti Zhang ka dhënë “ok”-in e tij për Gosens, por me kushtin që marrëveshja të arrihet për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes, që shpenzimi për të këtë lojtar të rëndojnë në bilancin e sezonit të ardhshëm.

Bisedimet nuk janë të lehta, Atalanta e vlerëson lojtarin e kombëtares gjermane 30 milionë euro dhe ka lënë të kuptohet që është e gatshme të negociojë me Interin. Gosens është kërkuar edhe nga Newcastle, por nuk e ka marrë në konsideratë interesimin e “Magpies”, pasi dëshiron transferimin në Milano.

Në këto kushte ziklatërtit janë në “avantazh” ndaj sheikëve të Newscastle për të marrë shërbimet e lojtarit të Atalantës. /f.a/abcnews.al