Interi mendon për të ardhmen, gati kontrata 5-vjeçare me sulmuesin

schedule14:52 - 26 Qershor, 2020

schedule 14:52 - 26 Qershor, 2020

Drejtuesit e Interit po vazhdojnë me projektin e tyre, ku fokusin kryesor e kanë elementët e rinj. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin, Sebastiano Esposito, ku shumë shpejt pritet të vijë rinovimi i kontratës me 17-vjeçarin.

Sipas raportimit të “FCInterNews.it”, marëveshja mes palëve është mbyllur dhe zyrtarizimi tashmë është thjesht një çështje kohe. Kontrata e re do të jetë 5-vjeçare dhe italiani do të përfitojë plot 1 milionë euro neto në sezon.

Përpos interesimit të ekipeve si Parma, Hellas Verona apo dhe Bologna për shërbimet e Espositos, Interi ka vendosur që t’i besojë të riut dhe t’i oforjë kontratën e re. Sebastiano numëron këtë sezon 11 paraqitje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar vetëm një gol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!