Interi duket se ka prioritet kryesor rikthimin e Romelu Lukaku në formë huazimi.
Drejtuesit e Interit duan të mbyllin si fillim rikthimin e belgut e më pas të fillojnë tratativat me Paulo Dybala. Sipas raportimeve nga “Il Tempo”, pritja e zikaltërve për fantazistin argjentinas mund të ketë një kosto negative pasi Milan është gati të hyjë në diskutime me agjentin e Dybala.
Dybala cilësohet nga Milani si alternativa e Nicolo Zaniolo, ku nëse italiani nuk arrihet të transferohet, “Djajtë” e Milanos do të provojnë ish-juventinin./ h.ll/abcnews.al