Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interi i Tripletës apo Milani i Shevës? Chiesa tërbon zikaltrit

schedule10:40 - 28 Prill, 2020

schedule 10:40 - 28 Prill, 2020

Federico Chiesa është një nga objektivat e Interit, por lojtari i Fiorentinës duket se anon më shumë nga kuqezinjtë. Diccka të tillë ai e ka zbuluar në një pyetësor të bërë në Instagram me ndjekësit e tij. Kaka dhe Shevchenko janë “fiksimet” e tij.

“Pa asnjë dyshim që më ka inspiruar Kaka. Si sulmues Shevchenko gjithmonë më ka magjepsur”, u është përgjigjur fansave lojtari i kombëtares italiane, i cili më tej flet edhe për lojtarët e preferuar. “Ronaldo, Kaka dhe Shevchenko”, shprehet italiani.

Përgjigja e pyetjes tjetër me siguri nuk do u pëlqejë tifozëve të Interit, sidomos nëse Chiesa do të veshë fanellën e skuadrës së tyre. “Më i mirë Interi i Tripletës, apo Milani i Shevës? Preferoj Milanin e Sheva”, përgjigjet Chiesa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!