Në shtëpinë zikaltër qarkullon emri i Benjamin Pavard.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Interi do të ishte i gatshëm të luante kartat e tij për të arritur te mbrojtësi francez, kontrata e të cilit skadon në 2024 me Bayern Munich.
Megjithatë, në merkaton e verës, lojtari do të jetë objektivi i disa emrave të mëdhenj evropian. Zikaltërit do të sfidojnë në radhë të parë Barcelonën, më pas të tjerët./ h.ll/abcnews.al