Faza e dytë e sezonit mund ta gjejë Thomas Muller në një tjetër ekip. Sulmuesi i Bayern Munchen ka humbur postin e titullarit dhe po mendon largimin nga ekipi bavarez.
Manchester United dhe Inter janë dy klubet kryesore që interesohen për shërbimet e 30-vjeçarit. Gjermanja Kicker raporton se zikaltrit kanë përgatitur një ofertë për Muller.
Antonio Conte e do në ekip që në janar dhe drejtuesit e klubit italian janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare lojtarit. Interi po tenton të bindë Muller, për të gjetur më pas akordin financiar me kampionët e Gjermanisë. /abcnews.al