Interi “hakmerret” për Giroud, gati të paguajë për lojtarin tjetër të Chelsea

schedule22:41 - 20 Maj, 2020

schedule 22:41 - 20 Maj, 2020

Olivier Giroud rinovoi sot me Chelsean, edhe pse kishte interesim prej shumë kohësh nga skuadra e Interit, me Antonio Conten që e kërkonte me doemos në skuadër kampionin e botës. Me rinovimin e tij, Giroud do të qëndrojë në Londër dhe Interi… duarbosh.

Gjithsesi, zikaltërit janë gati të “hakmerren”, pasi do të aktivizojnë pagesën prej 12 milion eurosh për anësorin Victor Moses. Nigeriani u transferua tek Interi në verë në formë huazimi, me opsion blerje në fund të sezonit.

Interi do ta aktivizojë këtë opsion dhe do të paguajë 12 milion euro në arkat e klubit të Premier League. Moses është lojtari ideal për skemën 3-5-2 të Contes, pasi mund të luajë në të dy krahët, i shpejtë dhe me një krosim të mirë./abcnews.al