Interi dorëzohet për Lautaro Martinez, pranon propozimin e Barcelonës

schedule17:13 - 2 Prill, 2020

schedule 17:13 - 2 Prill, 2020

E ardhmja e Lautaro Martinez quhet Barcelona dhe drejtuesit e Interit e kanë pranuar këtë fakt. Klubi spanjoll ka gati një ofertë 7-vjeçare me një rrogë prej 7 milion eurosh në sezon për sulmuesin argjentinas.

Klauzola e largimit të tij është përcaktuar 111 milion euro, por katalanasit do të paguajnë më pak para. Shkaku? Barcelona i ofron zikaltërve tre lojtarë në operacionin e madh, ky të sigurt janë Arturo Vidal dhe Nelson Semedo.

Mesfushori nga Kili mbetet i preferuari i madh i Antonio Contes, teksa pëlqehet shumë edhe portugezi Semedo. 26-vjeçari do të ishte një përforcim me vlera për krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku skuadra italiane ka hasur jo pak probleme, sidomos pas dëmtimit të Asamoah. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!