Interi kërkon me dëshpërim për një sulmues. Tentoi në janar Oliver Giroud për disa kohë, ndërkohë që emri i francezit u lakua sërish edhe kohët e fundit. Gjithsesi Chelsea vendosi ta mbante në ekipi dhe italianët vijojnë të kërkojnë për një tjetër opsion për sulmin.
Edinson Cavani doli në skenë për disa kohë, por uruguaiani me shumë mundësi do të luajë në Spanjë sezonin e ardhshëm. Tani ka sërish zëra për një tjetër veteran të sulmit dhe bëhet fjalë për boshnjakun Edin Dzeko.
Autori i 15 golave dhe nëntë asisteve me Romën këtë sezon, po tentohet sërish nga Interi. Kështu raportojnë mediat italiane. Zikaltrit provuan edhe verën e shkuar, por nuk mund të paguanin 20 milion euro për kartonin e tij. Tashmë 34 vjeç, sigurisht sulmuesi kushton më pak. /abcnews.al