Interi prej muajsh kërkon një mbrojtës të majtë dhe ditët e fundit drejtuesit zikaltër kanë nisur lëvizjet konkrete. I zgjedhuri i tyre është Nicolas Tagliafico i Ajax.
28-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me kampionët e Holandës, por duket se këtë verë aventura e tij në Eredivise do marrë fund.
Mediet italiane bëjnë me dije se Javier Zanetti gjatë javëve të fundit ka nisur bisedimet me klubin holandez për blerjen e bashkëkombasit të tij.
Inter nuk e ka fshehur asnjëherë vlerësimin e për Tagliaficon dhe e ka tentuar edhe në verën e shkuar, kur ai vendosi të qëndrojë edhe një tjetër sezon në Holandë. /abcnews.al