Mesfushori Marcelo Brozovic do të rinovojë kontratën me Interin. Palët kanë arritur akordim me tyre dhe së shpejti pritet një njoftim zyrtar.
29-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të zikaltërve në këtë sezon, teksa gëzon edhe simpatinë e trajnerit Simone Inzaghi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Brozovic ka pranuar të rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2026, kur ai do të jetë 34 vjeç.
Kjo është një shenjë e besimit dhe vlerësimit të zikaltërve te lojtari, diçka që mund të shihet edhe me pagën e tij të re. Ylli kroat do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon, me bonuse të bashkangjitura që mund të shkojë deri në 7 milionë euro. /f.a/abcnews.al