Interesimi i Lazios për yllin kroat, drejtori i Wolfsburg sqaron situatën

schedule18:38 - 16 Gusht, 2021

schedule 18:38 - 16 Gusht, 2021

Josip Brekalo është një nga objektivat e Lazios në merkato. 23-vjeçari luan si sulmuesi i majtë me Wolfsburg, ekip në të cilin bën pjesë që nga viti 2017, teksa me kombëtaren kroate numëron 27 ndeshje dhe 4 gola.

Gjithsesi, Igli Tare nuk ka paraqitur akoma një ofertë zyrtare për Brekalo. Kështu deklaron Jörg Schmadtke, drejtori sportiv i “Ujqve” gjermanë.

Nuk ka asnjë ofertë në tavolinë. E njoh mirë Igli Taren, drejtorin sportiv të Lazios, kemi një të kaluar të përbashkët te Dusseldorf.

Bisedojmë gjithmonë sa herë takohemi, por ai nuk më ka thënë asgjë deri tani për lojtarin tonë“, deklaroi gjermani, duke hedhur poshtë zërat e kalimit të Brekalo te Lazio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!