Gentian Selmani u largua këtë verë nga skuadra e Laçit për të bërë hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në Turqi, tek ekipi i Menemenspor. Me këtë skuadër, Selmani po bën paraqitje të shkëlqyera, duke marrë vlerësime njëra pas tjetrës.
Paraqitjet e Selmanit kanë bërë që dy skuadra të vihen pas tij. Torino dhe Lecce janë ekipet e interesuara për shërbimet e Selmanit, me Torinon që shihet si ekipi favorit. Portieri aktual, Salvatore Sirigu, i ka kaluar vitet më të mira dhe po zhgënjen mes shtyllave.
Kjo gjë, ka bërë që Torino të mendojë seriozisht për transferimin e Selmanit në janar. Selmani, vetëm 21-vjeç, është objektivi kryesor i Torinos dhe në rast se ky transferim nuk konkretizohet, Leçe është gati për të përfituar./abcnews.al