Të mërkurën mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Zëvendësministri i mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Tiron Jajaga gjatë një interviste në “Balkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, u shpreh se shqiptarët kanë treguar gjithmonë se janë pjesë e Europës.
Ndërsa nënvizoi se Fronti Europian e ka të qartë rrugën e tij që është vetëm Europa. Jajaga ritheksoi se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Europë me partner SHBA-në.
Gjatë kësaj interviste, Jagaja ritheksoi se bashkëpunimi me ndërkombëtarët është shumë i rëndësishëm dhe se sipas tij, Fronti Europian e ka treguar se rruga që ai ndjek është rruga drejt BE, me partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Shqiptarët gjithmonë kanë treguar se janë pjesë e Europës dhe por SHBA, për këtë shkak edhe ky slogan ka gjetur veten dhe qëllimi ynë ka qenë Europa. Ky front ka diku 42 % të popullatës së Maqedonisë dhe ky është një numër i madh dhe kjo duhet të mos harrohet. Ne mendojmë dhe jemi të bindur se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Europë me partner SHBA. Për palën maqedonase nuk kam përgjigje, por për ne janë me rëndësi shqiptarët dhe interesat shqiptare, por edhe të gjithë ata që janë të përfshirë. Uroj dhe kërkoj që zgjedhjet e nesërme të jenë sa më demokratike dhe të jemi pjesë e unionit ashtu siç na përket”, tha ai.
/abcnews.al/