Inter vëzhgohet nga prokuroria e FIGC, dy incidente ndaj Romës të cilat mund të ndëshkojnë zikaltërit

schedule12:28 - 13 Shkurt, 2024

schedule 12:28 - 13 Shkurt, 2024

Interi do të hetohet nga autoritetet për dy incidente në fitoren 4-2 ndaj Romës në “Olimpico” të shtunën në mbrëmje, përkatësisht një telefonatë e supozuar në dhomën e zhveshjes nga trajneri i pezulluar Simone Inzaghi dhe një gjest i bërë nga mbrojtësi Francesco Acerbi gjatë festimit të golit.

Inzaghi u pezullua për ndeshjen e Interit kundër Romës së Daniele De Rossi-t për shkak të kartonëve të verdhë.
Megjithatë, mbrojtësi dhe golashënuesi Alessandro Bastoni la të kuptohet se Inzaghi kishte qenë në kontakt me skuadrën përmes telefonit në pushimin mes dy pjesëve, gjë që bie ndesh me rregullat e Serie A.

Nëse këto pretendime vërtetohen, Inzaghi mund të duhet të shikojë sërish ndeshjen e ligës së Interit kundër Salernitana-s nga tribuna, dhe klubi gjithashtu mund të përballet me një gjobë.
Acerbi gjithashtu mund të gjendej në telashe me federatën pasi u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Romës kur festoi golin e parë në minutën e 17-të.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar ishte pre e thirrjeve nga tifozët vendas, të cilët thuhet se kishin bërë ofendime duke iu referuar betejës së tij me kancerin e testikujve në vitin 2013.
Në rastin më të keq, zyra e Prokurorit të FIGC mund t’i japë një pezullim Acerbit për hakmarrjen e tij, por ‘La Repubblic’a sugjeron që autoritetet mund të marrin një qasje më të butë duke pasur parasysh rrethanat./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!